​Konjufca: Ndryshimet shoqërore ndodhin me angazhimin e të gjithë shoqërisë

Aktuale

​Konjufca: Ndryshimet shoqërore ndodhin me angazhimin e të gjithë shoqërisë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 21:48
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot mori pjesë në konferencën e tretë mbi Vullnetarizmin Edukativ, të organizuar nga organizata joqeveritare TOKA, program ky që integron mësimin me shërbimin në komunitet.

Në këtë konferencë Konjufca theksoi se sa më të zhvilluara të jenë shtetet, aq më i zhvilluar është edhe vullnetarizmi.

Ndër të tjera ai përmendi se ndryshimet shoqërore nuk mund të ndodhin vetëm me liderët institucionalë, por me angazhimin e të gjithë shoqërisë.

“Kryetari i Kuvendit përgëzoi të gjithë mësimdhënësit, studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile të cilët merren me vullnetarizëm dhe e cilësoi punën vullnetare si një akt fisnik”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat