Koncerti i Ramë Lahajt në Ulqin bën bashkë Ramën, Osmanin dhe Abazoviqin

Aktuale

Koncerti i Ramë Lahajt në Ulqin bën bashkë Ramën, Osmanin dhe Abazoviqin

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 22:52
Dritan Abazoviq, Edi Rama dhe Vjosa Osmani.

Koncerti i Rame Lahajt në Ulqin, ishte shkas që të bëhen bashkë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ai Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur Agim Shahini – kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), përmes një postimi në Facebook.

Sipas Shahinit, në koncetrt ishin të pranishëm edhe shumë ministra, deputet e kryetarë të komunave nga tri shtetet.

“AKB gjithmonë bashkë për të mirën e ekonomisë dhe kulturës Kombëtare.

Komuna e Ulqinit shembull për të mirën e kulturës shqiptare”, ka shkruar Shahini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat