Krasniqi: Hap i ngutshëm shpallja e organizatave terroriste në veri

Aktuale

Krasniqi: Hap i ngutshëm shpallja e organizatave terroriste në veri

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 23:30
Kolë Krasniqi

Qeveria e Kosovës i shpalli organizata terroriste, dy organizata të serbëve që veprojnë në veri të banuar me shumicë serbe, “Mbrojtjen Civile”  (Civilna Zasita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada).

Këtë veprim të Qeverisë, Kolë Krasniqi, profesor i lëndëve kundër terrorizmit, e vlerëson si të ngutshëm pasi mund të shkaktojë pasoja të natyrave të ndryshme negative politike.

“Shpallja e këtyre dy organizatave si organizata ose dy grupacioneve serbe si organizata terroriste duket se është hap i ngutshëm i cili mund të shkakton, ose ka shkaktuar pasoja të natyrave të ndryshme negative politike për çështjen apo autoritetin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Republikës së Kosovës”, u shpreh Krasniqi në Edicionin Special në Klan Kosova.

Krasniqi potencoi se shumë sulme në veri mund të cilësohen lehtë si sume terrorsite, por siç tha ai, me rrethana aktuale politike.

“Parimisht mund të thuhet se në veri kanë ndodhur disa sulme që mund të kualifikohen lehtë si sulme terroriste, i plotësojnë të gjitha kriteret për trajtimin e tyre si sulme apo akte terroriste, por shpallja e tyre në rrethana aktuale që ekzistojnë sot në Kosovë, kur kemi në një anë përpjekjen e Bashkësisë Ndërkombëtare për stabilizim të gjendjes në Kosovë ku ushtrojnë presione të gjithanshme si ndaj palës kosovare ashtu edhe ndaj palës serbe për ulje të tensioneve dhe në anën tjetër kemi përpjekjet e Serbisë për gjithherë më shumë përpjekje për radikalizëm të veprimeve të faktorit serb në veri”, ka theksuar profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat