Sejdiu: Kosova u përjashtua nga programi 7.5 miliardë eurosh i BE-së

Aktuale

Sejdiu: Kosova u përjashtua nga programi 7.5 miliardë eurosh i BE-së

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 23:54
Analisti Dardan Sejdiu

Analisti Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Kosova mbeti jashtë programit të BE-së për Evropë Digjitale, i cili gjithsej kap një shifër prej 7.5 miliardë eurosh.

Sejdiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky program u mundëson qytetarëve, bizneseve e institucioneve publike të aplikojnë për financim.

“Edhe një herë, Kosova është përjashtuar nga ky program!” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

E ardhmja është e gjelbër, e ardhmja është digjitale!

A few moments later…

Vendet e Ballkanit Perëndimor përfitojnë një shumë prej 7.5 miliardë eurosh nga BE, megjithatë Kosova është përjashtuar nga ky program financiar i Bashkimit Evropian.

Ky program është pjesë e programit të Evropës Digjitale që i mundëson qytetarët, bizneset dhe institucionet publike të vendeve të Ballkanit Perendimor të aplikojnë për financim!

Edhe një herë, Kosova është përjashtuar nga ky program! Natën e mirë and let that sink in!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat