Kurti flet rreth idesë së Ramës për konferencë ndërkombëtare Kosovë-Serbi

Aktuale

Kurti flet rreth idesë së Ramës për konferencë ndërkombëtare Kosovë-Serbi

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 06:14
Kryeministri Albin Kurti- Edi Rama

Kryeministri Albin Kurti është shprehur skeptik për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se të tilla ka pasur edhe më herët.

Kurti tha se në vend të kësaj, krejt çfarë duhet bërë është implementimi i marrëveshjes bazike në tërësi.

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çka duhet bërë është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, tha Kurti para gazetarëve sot gjatë ditës në Prizren.

Ditë më parë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbështeti idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve.

“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, pati thënë Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me SHBA-në.

Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atë ditë, Rama bisedoi në Bruksel më zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë Michelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat