Krasniqi: Që nga vendimi për targat e deri te ngujimi i Lulzim Hetemit, po shtohen favoret për Serbinë

Aktuale

Krasniqi: Që nga vendimi për targat e deri te ngujimi i Lulzim Hetemit, po shtohen favoret për Serbinë

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 15:29
Profesori universitar, Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar situatën në veri të vendit dhe qëndrimin e kryetarit të Leposviqit, Lulzim Hetemi në objektin e komunës.

Krasniqi në Facebook, ka thënë se mbajtja e kryetarit Luzlim Hetemi, është “një skenar për ta shfrytëzuar naivitetin e Albin Kurtit, si favor për Serbinë”.

Ai ka thënë se Serbisë po i bëhen favore për shkak të gabimeve të kryeministrit, Albin Kurti.

E këto gabime sipas Krasniqit janë “vendimi për targat e deri te ngujimi i Lulzim Hetemit”.

“Ngushëllimin e vetëm mund ta kemi se nuk është hera e parë në jetën tonë politike, që budallallëkun e shpallim si mençuri dhe mercenarizmin si atdhetarizëm.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

SHBA dhe BE kërkojnë që Lulzim Hetemi të mos jetë në objektin e komunës së Leposaviqit, po në ndonjë objekt alternativ. Ndërsa KFOR i ofron siguri qëndrimit të Lulzim Hetemit në objektin e komunës. Çka i bie kjo? A i bie që SHBA e BE nuk janë të koordinuar me KFOR-in? Jo. Po për çka është fjala, pra? Me sa duket, është fjala për një skenar për ta shfrytëzuar naivitetin e Albin Kurtit, si favor për Serbinë. Siç dihet, SHBA dhe BE janë në përpjekje të forta që ta shkëpusin disi Serbinë nga influenca ruse e brenda atij projekti janë duke i bërë favore edhe në Kosovë. Plani franko-gjerman dhe Plani i Zbatimit të Ohrit, ishin dhuratë e madhe për Serbinë. Falë gabimeve trashanike që ka bërë Kurti, që nga vendimi për targat e deri te ngujimi i Lulzim Hetemit, ato favore po shtohen. Sot Kosova është futur nën sanksione të BE-së, ndërsa Serbia po vlerësohet si palë kooperative. Prandaj ata do ta ruajnë Lulzim Hetemin si sytë e ballit, aq sa u duhet në këtë skenar. P.S. Ngushëllimin e vetëm mund ta kemi se nuk është hera e parë në jetën tonë politike, që budallallëkun e shpallim si mençuri dhe mercenarizmin si atdhetarizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat