Pajaziti: PDK-ja vendosi masa për qeverinë e Kurtit

Aktuale

Pajaziti: PDK-ja vendosi masa për qeverinë e Kurtit

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 00:05
Zenun Pajaziti

Zenun Pajaziti, nga PDK-ja, ka thënë se partia e tij i ka vendosur masa për qeverinë e Kurtit.

“Sot ne vendosëm në agjendë një varg masash me të cilat ne mendojmë që do t’i ndërmarrim karshi kësaj qeverie. masa ose kornizë me të cilën ne mendojmë se si do të sillemi në vijim.

E kemi përcjellë shqetësimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve me këtë qeverisje dhe jemi alarmuar pas masave apo sanksioneve të vendosura nga institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Pajaziti në Edicioni Special.

Sipas Pajazitit, kjo qeveri është duke i sjellë vetëm dëm Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat