Edhe kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut sot në Prishtinë, ngjarjet në veri të Kosovës tema kryesore

Aktuale

Edhe kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut sot në Prishtinë, ngjarjet në veri të Kosovës tema kryesore

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 07:21
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, do të qëndrojnë sot Prishtinë, ku do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e dy kryeministrave evropianë ishte planifikuar para disa muajsh. Por, ata do ta shfrytëzojnë këtë udhëtim për të dërguarin mesazhin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj liderëve në Kosovë dhe Serbi për nevojën e uljes së tensioneve, qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe kthimin në dialogun që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Kurti ata do t’i pres në aeroport në ora 07:55, ndërsa nga ora 09:20 do të ketë takim me ta.

Më pas në ora 10:05 do të ketë një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat