Rutte pas takimit me Kurtin: Jemi të brengosur për tensionet në veri

Aktuale

Rutte pas takimit me Kurtin: Jemi të brengosur për tensionet në veri

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se ka shprehur brengat e tij lidhur me tensionet në veri të Kosovës, gjatë takimeve me liderët e vendit.

Pas takimit me kreun e Qeverisë, Albin Kurti, ai ka shtuar se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për integrim në Bashkimin Evropian.

Rutte kujtoi se “Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Ai kujtoi gjithashtu se “Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë”.

Faleminderit për mikpritjen tuja të ngrohtë. Holanda dhe Luksemburgu janë të para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përfshirja jonë më Kosovë dhe Ballkani është me e afërt se kurrë dhe tentojmë që të forcojmë dhe zhvillojmë këtë bashkëpunim. Stabiliteti regjional është proces i rëndësishëm dhe sot i kemi shprehur brengat tona për ngritkej e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj që kjo është e rëndësishëm për paqen. Ruajtja dhe mbrojtja e lirive të njeriut janë të rëndësishme”.

“Është e rëndësishëm që Kosova është duke punuar në lirin e mediave, ne e përkrahim Kosovën në këtë drejtim. Shohim mundësi të bashkëpunimit me Kosovën. I përkrahim përpjekjet e Kosovës për punën e vizave që kanë bërë. Ne jemi të gatshme ti ndihmojë Kosovës dhe rajonit. Ne kemi një partneritet shumë të mirë përpara nesh, ky është fillimi i këtij bashkëpunimi”.

Kemi pasur bisedime të gjata në Beograd edhe Prishtinë jemi të gatshëm që të ndihmojmë. Isha shumë i lumtur kur në shkurt arritëm një marrëveshje bazë se si të lëvizim përpara. Që nga atëherë tensionet janë ngritur ende dhe tani duhet që të fokusohem në de-eskalim dhe udhërrëfyesin e BE-së. De-eskalimi duhet që të jetë nga të dyja palët. E kam parë në Beograd edhe këtu që të dyja palët dëshiroje de-ekalim, të gjithë duhet ti përmbahemi procesit të udhëhequr nga BE”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat