Kryeministri holandez pas takimit me Kurtin: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Aktuale

Kryeministri holandez pas takimit me Kurtin: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili së bashku me holomogun e tij të Luksemburgut Xavier Bettel po qëndrojnë në Prishtinë, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut në mënyrë që të normalizohen raportet mes dy shteteve.

Pas takimit të të dy liderëve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Rutte ka deklaruar kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe për prosperitetin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër shtetet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Përfshirja jonë në Kosovë është më e afërt se kurrë dhe tentojmë të forcojmë dhe zgjerojmë këtë angazhim në nivel bilateral dhe evropian”, ka thënë ai.

“Agresioni i Rusisë në Ukrainë e ka bërë këtë edhe më të rëndësishme se kurrë më parë. Stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm dhe sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Holanda dhe Luksemburgu tentojnë t’i shtyjnë palët drejt dialogut në mënyrë që të normalizohen raportet mes dy shteteve. Shpresoj se kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe për prosperitetin drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

Rutte tutje ka folur edhe për bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, duke thënë se “jemi duke punuar për të bërë edhe më shumë në këtë drejtim”

“Mund të bëjmë edhe më shumë p.sh në çështjen e migracionit. Mund të bëjmë edhe më shumë në fushën e liberalizimit. I përkrahim përpjekjet e Kosovës për punën e bërë për vizat”, është shprehur kryeministri holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat