Lushtaku uron 4 korrikun: Sot i përshëndes edhe ata që s’besojnë në aleancë më SHBA-në

Aktuale

Lushtaku uron 4 korrikun: Sot i përshëndes edhe ata që s’besojnë në aleancë më SHBA-në

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:27
Bill Clinton, Mergim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku me rastin e 4 korrikut, ditës së pavarësisë së SHBA-së, ka thënë sot i përshëndet të gjithë ata që besuan në çlirimin e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ku ka postuar edhe një fotografi me ish-presidentin e Amerikës, Bill Clinton ka thënë se i përshëndet edhe ata që nuk besuan në asnjë proces demokratike dhe nuk besojnë në aleancë më SHBA-në.

“Sot i përshëndes të gjithë ata që besuan në çlirimin e Kosovës, edhe pse ishte e vështirë të besohej në rrethanat kur një Kasap i Ballkanit kishte levat e shtetit serb.

Përshëndes edhe ata që nuk besuan në asnjë proces të dobishëm për Kosovën dhe që sot nuk besojnë në aleancën me SHBA-në, me këtë foto me Bill Clinton, presidentin e 42-të të SHBA-së.

Historia që harrohet, mund të përsëritet!Urime 4 Korriku, dita e pavarësisë së shtetit që na mundësoi çlirimin e pavarësinë!Urime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat