Këta janë tre zyrtarët e MPB-së dhe dy biznesmenët e dyshuar për skandalin me tender

Aktuale

Këta janë tre zyrtarët e MPB-së dhe dy biznesmenët e dyshuar për skandalin me tender

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:35
Njëri prej presonave të ndalur nga Policia

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka zhvilluar dje operacion policor, që rezultoi me ndalimin e disa personave të dyshuar, në mesin e tyre edhe zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre zyrtarët e MPB-së, të arrestuar gjatë këtij aksioni janë Adem Sopa ( zyrtar i prokurimit), Nora Shabani (koordinatore e projekteve) dhe Bardhyl Behluli (zyrtar i lartë profesional)

Sopa, Shabani dhe Behluli dyshohen se në cilësi të personave zyrtarë, duke vepruar në bashkëpunim gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) kanë marrë ryshfet nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve.

Kurse dy të dyshuarit e tjerë Naim Selmani e Gëzim Hoti, në cilësi të përfaqësueseve të operatorit ekonomik dyshohen për dhënie ryshfeti, me qellim të krijimit të përparësive të paligjshme gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e “një objekti të një agjencie” dhe projekteve tjera të zhvilluara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të njëjtit dyshohen edhe për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”.

Gjatë zhvillimit të operacionit po ashtu janë sekuestruar dëshmi dhe pajisje në cilësi të provës materiale.

Pas intervistimit të dyshuarit Sopa, Behluli, Selmani dhe Hoti, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa e dyshuara Shabani është liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat