Vetëvendosje publikon videon e re, e godet opozitën: Do e dorëzonin vendin para Serbisë

Aktuale

Vetëvendosje publikon videon e re, e godet opozitën: Do e dorëzonin vendin para Serbisë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:12
Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video përmes së cilës ka hedhur akuza ndaj opozitës.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare në Facebook, kjo parti ka akuzuar opozitën se për situatën aktuale ka kërkesa të ngjashme me Serbinë.

Poashtu aty akuzohet opozita se fali tokë të Kosovës, nënshkroi “Zajednicën”

“Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?!

Opozita flet për izolim ndërkohë që sa ishte në pushtet fali tokë, nënshkroi ‘Zajednicë’, shiti e vjedhi pasuri publike duke na mbajtur për 20 vjet të izoluar. Flet për fonde, tash kur i mbanë 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Flet për çmime të larta ndërkohë që e ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese.  Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njejtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja”, thuhet në publikimin e tyre.

Vetëvendosje ka publikuar edhe më herët disa video kundër disa zyrtarëve të pushteteve të kaluara.

Partitë opozitare po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti, pas situatës aktuale të krijuar pas zhvillimeve në veri, e ku opozita thotë se Kurti po e prish Kosovën me aleatët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat