Rukiqi reagon ndaj videos së VV-së: Sanksionet po e japin efektin e parë

Aktuale

Rukiqi reagon ndaj videos së VV-së: Sanksionet po e japin efektin e parë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:58
Berat Rukiqi

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se Qeveria e Kosovës, krizës dhe sanksioneve po i përgjigjet me rritje të propagandës.

Teksa vendi po përballet me sanksione, sipas Rukiqit, pushteti ka aktavizuar video-propaganduese për të sulmuar opozitën, sondazhe të fabrikuara dhe sulme ndaj atyre që nuk pajtohen me kryeministrin.

Reagimi i Rukiqit erdhi pasip përmes një videoje, Lëvizja Vetëvendosje ka goditur partitë opozitare pasi PDK mori vendim për shkëputje të komunikimit me Kurtin dhe Osmanit, ndërsa LDK për bojkotim të mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit.

Postimi:

Qeverisja ne krize dhe nen sanksione, pergjigjet me rritje te propagandes

E mbaj ne mend, gjate Kupes se Botes ne Katar, ne Korene e Veriut, vlonte propaganda, per “sukesin” e Kombetares te ketij vendi ne kete ngjarje te futbollit, edhe pse ky vend, fare nuk ishte pjese e kesaj ngjarje.

Sanksionet dhe frika nga iniciativa e jone mbipartiake, po e japin efektin e pare, te pritur: Aktivizimin e makinerise propagandistike, me sondazhe te fabrikuara, video propaganduese per te sulmuar opoziten dhe aktivizimin e “avatareve” dixhital, per te sulmuar dhe shpallur bashkepunetore te Serbise, kedo qe nuk pajtohet me KM Kurti.

Njejte, si pjesemarrja imagjinare e Kombetares te Korese te Veriut ne Kupen e Botes, pushteti vazhdon propaganden per sukseset e veta imagjinare. Nje rruge qe i lidh dy pjese te Gjilanit, ne imagjinaten e Kryeministrit, na u paraqit si rruge qe e lidh Gjilanin me Bujanocin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat