​Nagavci: Rrjedhja e testit të arritshmërisë, ndoshta për shkak të menaxhimit jo të mirë

Aktuale

​Nagavci: Rrjedhja e testit të arritshmërisë, ndoshta për shkak të menaxhimit jo të mirë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:54
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se është e vërtet që testi i arritshmërisë, i cili po mbahet sot në Kosovë, ka rrjedhur dhe është publikuar në rrjetet sociale. Ajo ka thënë se ky test është kompetencë e komunave dhe kjo po ndodhë për shkak të menaxhimit jo të mirë dhe gjetjes së mënyrës nga nxënësit.

Ministrja Nagavci në konferencë për media, ka thënë se po presin rezultatet e testit të arritshmërisë, i cili po zhvillohet sot.

Nagavci: Rrjedhja e testit të arritshmërisë, ndoshta për shkak të menaxhimit jo të mirë

Çështja e rrjedhjes së testit, është e vërtet që për shkak të menaxhimit jo të mirë ndoshta, ose edhe për shkak të gjetjes së mënyrës, rrugës nga nxënësit, ka edhe rrjedhje të testit, por si ministri kemi ndërmarrë disa veprime, e përmenda te testi i maturës, ne kemi shtuar numrin e administruesve, ndërkaq, sa i përket testit të arritshmërisë, kjo është kompetencë e komunave. Komunat i caktojnë administruesit, ata e administrojnë testin, por natyrisht ne si ministri i kemi nga një përfaqësues në secilin prej qendrave të votimit, presim raportet dhe pastaj marrjen e masave. Kemi pas raste që edhe vitin e kaluar kemi adresuar dënimet në rastet kur janë identifikuar shkeljet edhe nga administratorët, përfshirë edhe masat me gjobë për të cilat unë pres që komunat i kanë zbatuar ato masa“, tha ajo.

Ministrja Nagavci është ndalur te testi i maturës, i cili në afatin e parë të këtij viti ka pas kalushmërinë 66.04 përqind, duke sqaruar se afati i dytë do të mbahet në muajin gusht.

Nagavci: Menaxhimi i provimit të maturës ka qenë më i mirë, por ka akoma shumë punë për të shmangur kopjimin

“Në krahasim me vitet e kaluara, këtë vit menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë, natyrisht se jemi të vetëdijshëm që ka akoma shumë punë për të shmangur kopjimin dhe metodat që nxënësit i përdorin që qojnë deri te rrjedhja e testit dhe në këtë drejtim, ndonëse rezultatet janë dukshëm më të mira ka akoma për të punuar, andaj edhe jemi duke adresuar edhe në ligjin për provimin e maturës që është duke u rishikuar dhe në masa tjera siç ishte angazhimi i studentëve shtesë, dhe po ashtu edhe marrja e masave siç kemi vepruar kur janë identifikuar shkeljet“, tha ajo.

Sipas saj, programet që presin të akreditohen nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, duke thënë se

Nagavci: Akreditimi institucional ka përfunduar, janë edhe 45 programe të cilat presin të akreditohen

Akreditimi institucional ka përfunduar tërësisht, aktualisht janë edhe 45 programe të cilat presin të akreditohen, prej tyre janë 29 janë në universitetet publike dhe janë 16 në kolegjet private. Pra 45 programe që presin për akreditim, janë marrë mendimet e ekspertëve dhe unë po besoj, me aq sa jam njoftuar nga Agjencia e Akreditimit, në momentin e miratimit të anëtarit ndërkombëtar të cilësisë, do të shqyrtohen të gjitha këto rekomandime të ekspertëve ndërkombëtar në lidhje me 45 programet e mbetura“, tha ajo.

Kurse, sa i përket vitit shkollorë, Nagavci tha se të gjithë e dimë se ky vit ka filluar me një muaj vonesë për shkak të grevës dhe kjo e ka çrregulluar fillimin e procesit mësimor.

Nagavci: Greva e motivuar politikisht i dëmtoi nxënësit

“Mësimi që është mbajtur gjatë ditëve të shtune, pas përfundimit të orarit të zakonshëm dhe sidomos për shkak të ndërhyrjeve të shumta politikisht, sepse duhet të themi se ka qenë e motivuar politikisht dhe madje jo rrallë herë edhe e nxitur nga palët e ndryshëm dhe kjo për fat të keq më së shumti i ka dëmtuar dhe do t’i përmirësojë nxënësit, përveç edhe në raportet e tjera të cilat po shpresoj që mund të përmirësohen apo veç se kanë filluar të përmirësohen. Gjithsesi është obligim ligjor i komunave që të sigurohen që çdo ditë e punës e planifikuar të realizohet. Ne kemi dërguar inspektor dhe është shqetësuese me marrë informata ose me pa që ka pas qëllimshëm anashkalim të zbatimit të ditëve. Unë besoj dhe pres që komunat të kryejnë punën e tyre sepse është obligim i tyre që çdo orë e shënuar në ditarë të realizohet për fëmijët“, tha ajo.

Ministrja Nagavci tha se është e njoftuar se profesori Rexha do të vazhdojë për t’i shfrytëzuar të gjitha mjetet që i ka, duke iu referuar padisë në gjykatë, megjithatë është shprehur se janë të bindur se Valbona Mehmeti ka merituar që këtë vit ta marrë çmimin shkencëtari i vitit.

Ajo shtoi se Këshilli Shkencor jep rekomandimin për ministrinë dhe pastaj në bazë të tij merret vendimi.

Nagavci: Shkencëtare të vitit kemi zgjedh një kandidate që ka pasur punime për vit

Përzgjedhja është bërë në bazë të aplikimeve të kandidatëve që kanë pretenduar se i plotësojnë kushtet. Në këtë rast kemi pas diku 14 aplikime por e di që nga Këshilli Shkencor kanë qenë tri propozime për tri fusha të caktuara dhe ne kemi marrë një kandidate që ka pasur punime për vit, sepse çmimi jepet për një vit të caktuar, jo për të gjithë periudhën akademike. Natyrisht jemi të vetëdijshëm që kemi akoma shumë punë, kështu që përveç që po rishikojmë legjislacionin, jemi duke shikuar mundësinë që buxhetin që e kemi në dispozicion për të përkrahur shkencën dhe hulumtimet të arrijmë ta shpenzojmë“, tha ai.

Nagavci u ndal edhe te inspektorët, ku tha se ka përfunduar aplikimi dhe është bërë shqyrtimi i parë i aplikacioneve. Sipas saj, ka shumë aplikacione dhe mund të jetë një me 10 për një pozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat