Gjini: Kurti po ia bën tepër të lehtë Serbisë

Aktuale

Gjini: Kurti po ia bën tepër të lehtë Serbisë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 21:32
Ardian Gjini

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Kurti po ia bën më të lehtë Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçq në rrugën e tyre.

Gjini në Pressing të T7 kritikoi qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në raport me Veriun.

Përmendi çështjen e targave, duke pyetur se çfarë bëri Kurti me targat.

Kryeministri jonë ia ka bë tepër të lehtë Serbisë me ecë rrugën e vet pa marrëveshje, me u anku, me i nxjerr ata njerëz prej atyhit. Çka ka ba Albin Kurti me targat, çka ka ba”, ka thënë Gjini.

Më tutje, ai ka deklaruar se amerikanët ia kanë kërkuar Kurtit ta shtynte vendimin për targat, por nuk pranoi.

Gjithë partnerët e Kosovës i kanë thënë mos u ngut me këtë procedurë, madje edhe zyrtarët më të lartë amerikanë ia kanë kërkuar gjashtë muaj. Na ka kthy ku kemi qenë veç me situatë më të rënduar që e kemi pas”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat