Rama, Hovenierit: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën – vëllezër përgjithmonë

Aktuale

Rama, Hovenierit: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën – vëllezër përgjithmonë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 22:01
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar ShBA-në për gjithçka ka bërë për Kosovën, që nga çlirimi e tutje.

Ai madje i tha ambasadorit të ShBA-së në vendin tonë, Jeffrey Hovenier se Kosova me Amerikën, përveçse janë miq, janë edhe vëllezër.

“I thash Ambasadorit, sepse e dini, po merret me shumë tema serioze në politikë, por i thash se jeta nuk është vetëm për politikë, por do të dalësh e do të kënaqesh me njerëzit e bukur të Prishtinës, të festosh jetën e lirinë që ne e kemi tani si rezultat i miqve tanë të mëdhenj, ShBA-së. Prandaj, faleminderit ambasador Hovenier për mbështetjen tuaj të madhe dhe të vendit tuaj, dhe për gjithçka që ShBA-ja ka bërë për Kosovën dhe vazhdon ta bëjë.

Jemi miq, vëllezër përgjithmonë. Urime 4 korrikut të gjithëve. T’i ndjekim fishekzjarrët”, tha Rama në organizimin e bërë për 4 Korrikun, ditëlindjen e ShBA-së, nga komuna të cilën ai e drejton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat