Veprimet e Kurtit i krahasoi me të Millosheviqit/ Mushkolaj i reagon ashpër Muhaxherit: Arrogant dhe i papërgjegjshëm

Aktuale

Veprimet e Kurtit i krahasoi me të Millosheviqit/ Mushkolaj i reagon ashpër Muhaxherit: Arrogant dhe i papërgjegjshëm

Nga: A.SH Më: 4 korrik 2023 Në ora: 22:55
Gazmend Muhaxheri

Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar ashpër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, i cili qëllimet e Kurtit i krahason me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 89-të se “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.

Mushkolaj, ka thënë se ai është një arrogant dhe i papërgjegjshëm.

Postimi në Facebook:

Veç shihni çfarë krahasimi bën nënkryetari i LDK'së, përderisa po flet për politika të larta. Ndërkohë, para dhjetë ditësh, nga vërshimet në komunën e tij kanë vdekë dy qytetarë. Ky, si kryetar i Pejës, nuk ka dhënë kurrfarë përgjegjësie. Nuk ka mujtë me bo zgjidhje qe sa vjet n'pushtet për qytetarët e vet, e tash jep leksione qysh po u dashka me u drejtu shteti. Si zakonisht, arrogant dhe i papërgjegjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat