Reagime të shumta nga deputetët e LVV-së, pas deklaratave të Gazmend Muhaxherit

Aktuale

Reagime të shumta nga deputetët e LVV-së, pas deklaratave të Gazmend Muhaxherit

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 23:50
Gazmend Muhaxheri

Kanë ardhur reagimet e para nga LVV, pasi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me veriun.

Madje Muhaxheri qëllimet e Kurtit i ka krahasuar me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.

“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, ka deklaruar Muhaxheri në Rubikon.

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola përmes një reagimi në Facebook ka thënë se ndjehet i shokuar nga lehtësia me të cilën sipas tij Muhaxheri bën të krahasueshme gjendjen e serbeve sot ne Republikën e Kosovës me atë te shqiptareve nen regjimin kriminal te Millosheviqit.

“Nuk po me besohet se me çfarë shpejtësie po përligjet diskursi, i cili i bën të krahasueshme gjendjen e serbeve sot ne Republikën e Kosovës me atë te shqiptareve nen regjimin kriminal te Millosheviqit. Isha thjesht i shokuar se me çfarë lehtësie sot, ne Rubikon te Klan Kosovës, Gazmend Muhaxheri, kryetar i komunës se Pejës, e përdorte Millosheviqin si reference për shpjegimin e mënyrës se si sot Kryeministri Kurti po e drejton shtetin e Kosovës”.

“Nuk mundem me imagjinu ndonjë mënyre me te efektshme te dëmtimit te shtetit te Kosovës se sa ky diskurs, i cili është duke e portretizua shtetin e Kosovës si perndjekës te minoritetit serb. Ndërkohë, e vërteta është krejtësisht e kundërta. Thjesht, çmenduri”, ka shkruar Golaj.

Derisa deputeti tjetër i LVV-së, Driton Hyseni thotë se LDK qysh sonte do të duhej distancuar nga deklaratat e Muhaxherit.

“LDK sonte do duhej të distancohet nga deklaratat skandaloze të Gazmend Muhaxherit! Mjerim kush e përfaqëson Opozitën!”, ka shkruar Hyseni.

Deputeti tjetër i LVV-së, Haxhi Avdyli ka kërkuar nga Muhaxheri të kërkojë falje publike për këtë deklaratë.

Ai thotë se çdo krahasim me kasapin e Ballkanit është qëndrim antikombëtar e antishtetëror dhe kundër frymes euroatlantike.

“Ish kolegu im partiak i LDK-së e kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri paska bërë lapsus të rëndë dhe më e pakta që duhet të bëj është të tërhiqet nga keto fjalë dhe të kërkoi falje publike.

Këtë duhet ta bëjë për të mos shkund eshtrat e 13.000 qytetarëve të vrarë nga Millosheviqi, ku prej tyre gati 1500 fëmijë. Të kërkoj falje sepse neve qindra mijëra shtëpi na u dogjën e një milion qytetarë u dëbuan, derisa Serbëve të Kosovës s’ju mungon asgjë, dhe askush asnjë se vrau as nuk i dëboi”, ka shkruar mes tjerash Haxhi Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat