“Nuk ka në mbarë Evropën ekzekutues më të përpiktë të politikës evropiane dhe amerikane se sa Albin Kurti”

Aktuale

“Nuk ka në mbarë Evropën ekzekutues më të përpiktë të politikës evropiane dhe amerikane se sa Albin Kurti”

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2023 Në ora: 10:37
Albin Kurti

Opinionisti Lirim Gashi, ka thënë se nuk ka në mbarë Evropën ekzekutues më të përpiktë të politikës dhe diplomacisë evropiane dhe amerikane se sa kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se diplomacia dhe politika e Kurtit, bazohet në të drejtën e individëve, në barazinë e popujve si dhe në antikrimin dhe antikorrupsionin.

Andaj, sipas tij, “jo rastësisht e admiron dhe respekton shumica e shqiptarëve liridashës qëndrimin e tij dinjitoz”.

“Njerëzit labilë bëjnë diagnozën e gabuar nga frika se mos po e humbasin mbështetjen e të fortëve. Ne nuk jemi të çmendur të jemi kundër SHBA-së dhe të presim degën ku jemi ulur, sepse kjo do të ishte një vetëvrasje politike dhe diplomatike e paprecedentë.

Si mund të jemi kundër SHBA-së vetëm pse jemi kundër Putinit të Ballkanit Vuçiqit, i cili po udhëheq një politikë të pamëshirshme pushtuese ndaj Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës?

Vetëm budallenjtë e çmendur dhe hipokritët cinikë, tendenciozë, tinëzarë dhe dashakeq mund të mendojnë kështu.

Kundër SHBA-ve janë ata që ushqejnë iluzione se mund ta bindin Putinin e vogël të kalojë në anën e Perëndimit, megjithëse shanset janë zero, ngaqë edhe po të bindej ai nuk do të mund ta zbatonte qëllimin e tij në praktikë, sepse do të pushkatohej si qeni nga agjentët e inteligjencës ruse që kontrollojnë dhe diktojnë jo vetëm jetën politike, ekonomike, fetare, mediatike, arsimore dhe kulturore të Serbisë, por edhe perceptimin e shumicës absolute të serbëve të zakonshëm.

Nuk ka në mbarë Evropën ekzekutues më të madh, më të përpiktë, më të drejtë dhe më të ndershëm të politikës dhe diplomacisë evropiane dhe amerikane se sa Albin Kurti, sepse politika dhe diplomacia e tij bazohet në të drejtën e individëve, në barazinë e popujve si dhe në antikrimin dhe antikorrupsionin.

Ose edhe më saktë politika dhe diplomacia e tij bazohen në parimet më demokratike e humane evropiane dhe amerikane.

Çdo person i sinqertë dhe me qëllime të mira do ta ndiejë këtë në zemrën e tij.

Jo rastësisht e admiron dhe respekton shumica e shqiptarëve liridashës qëndrimin e tij dinjitoz”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Reagimi i tij vjen pas akuzave të opozitarëve se Kurti “po e prishë Kosovën me Amerikën dhe me Bashkimin Evropian”./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat