Këshilltari i Kurtit i reagon Muhaxherit

Aktuale

Këshilltari i Kurtit i reagon Muhaxherit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 12:41
Jusuf Ulaj

Jusuf Ulaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit i cili e krahasoi qasjen e Kurtit në veri me atë të Millosheviqit në vitin ’89 të ndaj Kosovës.

Sipas Ulajt, deklarata e Muhaxherit është tradhti kombëtare.

Prandaj, ai ka kërkuar nga kryetari i Pejës të kërkojë falje dhe të largohet nga pozita që mban.

“Krahasimi i Kryeministrit tonë me kasapin e Ballkanit është më tepër se skandal!

Është tradhëti kombëtare, prandaj duhet të kërkoj falje publike dhe të largohet sa më parë nga pozita që mbanë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat