Kurti kushtëzoi takim me mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive, reagon Rama

Aktuale

Kurti kushtëzoi takim me mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive, reagon Rama

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:08
Rama dhe Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lënë të nënkuptohet se nesër (6 korrik) do të vizitojë Kosovën.

I pyetur pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se nuk do të takohet me Ramën nëse nuk mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama refuzoi të përgjigjet, por tha se “do të flas kur të jetë koha për të folur”.

“Do të flas nesër në Prishtinë”, u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se nuk do të takohet me homologun nga Shqipëria, Edi Rama, këtë javë në Prishtinë nëse nuk mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të dy vendeve.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të nisë një tur ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit dhe ka paralajmëruar një vizitë edhe në Prishtinë.

Mirëpo, Kurti ka thënë se i ka kërkuar Ramës që të mbajnë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që është anuluar nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, e paraparë të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, e që për Kurtin nuk ka pasur arsye për një vendim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat