Musliu: Kurti më lehtë ia falë Vuçiqit krimet se sa Ramës

Aktuale

Musliu: Kurti më lehtë ia falë Vuçiqit krimet se sa Ramës

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:34
Edi Rama dhe Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu thotë se kryeministri Albin Kurti e ka “inatin e madh”.

Musliu shkruan se Kurti më lehtë ia falë Vuçiqit për krimet e gjenocidin që ka ndodh në Kosovë se sa që ia falë Ramës, siç thotë ajo “shkatërrimin e tentativës së Albinit për të ndërhyrë ne zgjedhjet e brendshme të Shqipërisë përmes VV”.

“Albini ma leht ja falë Vuçiqit krimet e gjenocidin që ka ndodhë në Kosovë se sa qe ja falë Kryeministrit Rama qe e ka shkatërru tentativen e Albinit për të ndërhyrë ne zgjedhjet e brëndshme të Shqipërisë përmes VV !

Inatin e madh e ka thiu!”, shkruan Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat