Ish-ushtarakët: Kisha Ortodokse sllave historikisht i ka “bekuar” grupet kriminale

Aktuale

Ish-ushtarakët: Kisha Ortodokse sllave historikisht i ka “bekuar” grupet kriminale

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Për ish – komandatin e UÇK-së, Sadik Halit Jaha dhe ish – ushtarakut, Hysen Gecaj, nuk është e befasishme fshehja e armëve në kishat ortodokse serbe në Kosovë.

Halit Jaha, në Five, ka thënë se edhe në të kaluarën kisha ortodokse sllave, e ka bekuar ushtrinë e Serbisë, për të vrarë shqiptarë në Kosovë.

“Kamuflimet e tyre kanë qenë kështu, ata janë mjeshtër të mashtrimeve. Askund në botë institucionet fetare nuk merret me luftë, këtu vetë kisha merr në gjirin e saj kriminale, i pagëzon kriminelët, i përgëzon dhe i kërkon sa më shumë koka të shqiptarëve, kjo ka ndodhë në kohë të luftës. Kisha ortodokse, sllave është më shumë është kishë kriminale se fetare. Kemi prova”, ka thënë ai.

Njëjtë mendon edhe ish – ushtaraku, Gecaj i cili ka thënë se historikisht, Kisha Ortodokse e Serbisë, i ka “bekuar kriminelët”.

“Kisha ortodokse serbe, kjo nuk është befasi. Pa dashur të lëndohen ndjenjat fetare. Kisha ortodokse serbe, gjithmonë ka dhënë bekim në të gjitha luftërat e kaluara. Kjo traditë e ka gjenezën e vet që nga lufta e dytë botërore, historikisht ka bekuar grupet kriminale”, ka thënë ai.

Gecaj, tha se informacionet që i ka dhënë deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, është dashur t’i japë KFOR-i, apo institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Është befasi që një deklaratë e tillë del nga një deputete britanike, është serioze, ai armatim i futur në Kosovë, me autoambulanca, është shqetësim që grupe të caktuara mund të shkaktojnë akte terroriste. Një informatë e tillë do duhej të dilte nga KFOR-i. Kjo informatë është dashur të rrjedhe nga komanda e KFOR-it dhe institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.

Kurse, Halit Jaha, tha se për lokacionet e armëve në veri, është e informuar edhe AKI-ja.

“Ka të dhëna edhe nga AKI-ja, se armët janë fut në veri, mendohet se në pesë lokacione ka armë, janë përdor kishat, siç e pamë në media përmes ndihmës së shpejtë. Armët janë të kalibrit të rëndë, që shkatërrojnë tanksa, autoblinda, kishte zolla, murtaja dhe armë të tjera. Është gjendje e rrezikshme, por mënyra si po i qasen për ta shtendosur, po duket sikur mos me dashtë të mos e shtendosin, sepse këto kanë ndodhur që prej kohës së rojave të urave”, ka thënë ai.

Një ditë më parë, deputetja britanike Kearns, tha se janë kontrabanduar armë nga Serbia në Kosovë, dhe përmes autoambulancave janë fshehur në kishat ortodokse në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat