Osmani pret në takim tre policët që ishin kidnapuar nga Serbia

Aktuale

Osmani pret në takim tre policët që ishin kidnapuar nga Serbia

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 18:11
Vjosa Osmani dhe tre policët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre policët e Kosovës, të kidnapuar nga Serbia dhe të liruar ditë më parë.

Sipas njoftimit, Osmani ju ka uruar mirëseardhje policëve dhe në të njëjtën kohë ka falënderuar gjithë Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka theksuar Osmani.

“Të tre policët kanë falënderuar Presidenten Osmani për pritjen dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës”, thuhet tutje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat