Maloku: Turi djallëzor dhe hipokrit i Edi Ramës!

Aktuale

Maloku: Turi djallëzor dhe hipokrit i Edi Ramës!

Nga: N. Sh. Më: 5 korrik 2023 Në ora: 21:14
Edi Rama

Profesori universitar Fadil Maloku ka reaguar pas konfirmimit të vizitës së kryeminsitrit shqiptar që nesër do të bëj në Kosovë.

Rama do të takohet në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani dhe me kreun e Kuvendit Glauk Konjufcën.

Maloku këtë turin e Ramës e ka quajtur të turpshëm dhe të frikshëm, sidomos raportin Kosovë-Shqipëri.

Reagimi i plotë:

1. Nuk është aq problem ardhje-vajtja e Ramës, sa është me rëndësi cilësia dhe "porosia" me të cilën ai po vie(?); Them kështu, ngase, Kosova ështē në një udhēkryq (madje) edhe historik!

2. Pra, a po vjen si; korrier (i Vuçiqit!) si turbullues(i shantazhuar dhe i kriminalizuar!), si "bedel" ( i Borrelit e Lajçakut!) si intrigant (që e shquan natyrën dhe kulturën e tij egoiste!), apo si minues e pengues i shtritjes së sovranitetit të shtetësisë së Kosovës?!

3. Qëndrimi i tij konstant djallēzor e hipokrit ndaj Kosovës, në gjitha këto vite të pasluftës, për mendimin tim sociologjik i ka shkaktuar dëme të pariparueshme çështjes shqiptare, në këto rikonfigurimet e reja gjeostrategjike e gjeopolitike në horizont...!

(P.S, Është i turpshëm, madje edhe e frikshëm raporti i tanishëm midis (një kombi) dy shteteve shqiptare...!?)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat