Ramabaja e krahason propozimin e Haradinajt për qeveri të unitetit me kërkesat e të larguarve nga Vetëvendosja

Aktuale

Ramabaja e krahason propozimin e Haradinajt për qeveri të unitetit me kërkesat e të larguarve nga Vetëvendosja

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 00:55
Sadri Ramabaja

Profesori, Sadri Ramabaja, ka deklaruar se Kosova para 14 shkurtit të vitit 2021 ishte udhëhequr nga  politikanë të shantazhuar.

Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “InfoNata” përderisa dha edhe dy arsyet themelore.

“Nuk duhet të harrojmë që deri më 14 shkurt të vitit 2021, në Kosovë kanë udhëhequr drejtues politikë të shantazhuar dhe të shantazhueshëm, për dy arsye themelore. E para për faktin që ju kanë ndejtë mbi kokë si kaqubet i pulës Gjykata Speciale një pjese, ndërkaq pjesa tjetër e njohur kryesisht e sferës së LDK-së për shkak të korrupsionit galopant të zhvilluar në Kosovë, dhe natyrisht ata kanë nënshkruar dokumente çfarëdo që i’u janë hedhur në tavolinë. Marrëveshja e 19 prillit e 2013-tës ka shënuar pikërisht këtë fillimin e kësaj drame që po zhvillohet sot në veriun e Kosovës, ndërkaq marrëveshja e gushtit e vitit 2015 e njohur si marrëveshja e parimeve e ka futur Kosovën në një hulli të shtetit që shkonte drejtë pozicionit të shtetit të dështuar, për të cilin kishte investuar jashtëzakonisht shumë Serbia”, tha ai.

Tutje Ramabaja e cilësoi 14 shkurtin e vitit 2021, vit ky ku në zgjedhjet e mbajtura ishte shpallur fitues Lëvizja Vetëvendosje, si revolucion të heshtur demokratik.

Madje sipas tij, ky ndryshim i madh po reflekton edhe në raport me qendrat e vendimmarrjes duke i ngritur peshën Kosovës.

“Ky ndryshim, unë kam dëshira ta cilësoj 14 shkurtin e vitit 2021 si një revolucion i heshtur demokratik, ky ndryshim kaq i madh ka reflektuar edhe në raport me qendrat e vendimmarrjes dhe duke i ngritur peshën Republikës së Kosovës por edhe brenda në hapësirën shqiptare”, tha ai.

Teksa shtoi se propozimi i liderit të AAK-së  për formimin e një qeverie të unitetit ia kujtoi rastin e largimeve të anëtarëve të dikurshëm të Vetëvendosjes nga kjo parti.

“Propozimet e natyrës siç i dëgjuam sot nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj janë një deja vu e luftës që kishin shkaktuar brenda vet subjektit të Vetëvendosjes në vitin 2018 apo 2019, kur ishte ajo përçarja e madhe”,tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat