Rrahmani: Kam qëndrime të ndryshme nga partia dhe do të vazhdoj të kem

Aktuale

Rrahmani: Kam qëndrime të ndryshme nga partia dhe do të vazhdoj të kem

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 15:53
Eman Rrahmani

Lëvizja Vetëvendosje kohën e fundit ka mbetur edhe pa dy deputetë.

Deputeti Haki Abazi dhe Fatmir Humolli nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Që të dy kanë deklaruar se brenda partisë ka pakënaqësi.

Mospajtime me shumë çështje në parti ka edhe vet deputeti Eman Rrahmani ka thënë se ka pasur dhe do të ketë qëndrime të ndryshme nga partia.

“Sa i përket deklaratave të atyre unë nuk mundem me dhënë komente, janë qëndrime dhe komente të deputetit Abazi dhe Humolli, kurse sa i përket asaj për të gjitha që nuk jam pajtuar jam deklaruar publikisht dhe deklaroj publikisht. Unë kam qëndrime të ndryshme shpesh herë prej subjektit të cilit i takoj dhe besoj që edhe në të ardhmen do të kem qëndrime të ndryshme nga ato çfarë ka Lëvizja, por ato i keni parë sepse janë publike nga ana ime”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat