Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani edhe një herë e ka deklaruar votën e tij kundër sa i përket Kodit Civil.
Sipas tij, vota do të jetë kundër në rast se projekt-kodi civil vjen me përmbajtje të njëjtë për t’u votuar në Kuvend.
“Prej neve nuk është kundërshtuar si projekt-kod mirëpo është kundërshtuar për shkak të dy paragrafëve të një neni të caktuar”, ka deklaruar deputeti Rrahmani.
Tregon se që nga koha kur i njëjti nuk ka kaluar në Kuvend nuk ka diskutuar me askënd për këtë çështje.
“Unë se besoj që duhet dikush parimisht të ndryshojë qëndrime, është qëndrimi i njëjtë edhe e kam thënë dhe prapë e përsëris që nëse përmbajtja e këtij ligji është e njëjtë vota jem do të jetë e njëjtë, do të jetë kundër për shkak që mendoj se nuk ka të bëjë me vlera dhe kulturën tonë si popull”, ka thënë Rrahmani.