Për gjashtë muaj, japin dorëheqje 35 pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Aktuale

Për gjashtë muaj, japin dorëheqje 35 pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 16:43
Policia e Kosovës

Në Prishtinë, për shkak të kushteve jo të mira të punës dhe pagave të ulëta, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë dhënë dorëheqje 35 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Ai tha se ky numër i dorëheqjeve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka ndodhur nga muaji janar deri në qershor të këtij viti. Sipas tij, 29 nga të dorëhequrit janë policë, ndërsa gjashtë prej tyre nga stafi civil.

“Po, është e vërtetë që kanë dhënë dorëheqje 35 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. 29 prej tyre janë policë dhe gjashtë të tjerë civilë e që janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, tha Zeqiri.

Sipas kryesindikalistit Zeqiri, arsyeja kryesore e shumicës së pjesëtarëve të Policisë që tashmë kanë dhënë dorëheqje është pakënaqësia me pagat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Shumica prej tyre që kanë dhënë dorëheqje kishin pakënaqësi me pagat, mirëpo edhe kushtet jo të mira të Policisë së Kosovës”, ka thënë Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat