Shala: Nëse opozita nuk e mbështet mocionin kundër Kurtit, ai do të dështojë

Aktuale

Shala: Nëse opozita nuk e mbështet mocionin kundër Kurtit, ai do të dështojë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 21:06
Haxhi Shala

Anëtari i AAK-së, Haxhi Shala, ka kërkuar nga partitë opozitare ta përkrahin mocionin e partisë së tij për shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti, sepse në të kundërtën, sipas tij, ai do të dështojë.

“Ne si Aleancë e kemi ngritur mocionin dhe presim mbeshtetjen e opozitës, por në qoftë se partitë e tjera të opozitës nuk e mbeshtetin mocionin, ai vec se është i dështuar”, deklaroi ai.

Për daljen nga kjo krizë, ai tha se duhet edhe ndihma e ndërkombëtarëve dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet “të japë shkëndijat e para për përmirësimin e raporteve me faktorin ndërkombëtar”.

Ai e pranoi se pa mbështetjen e deputetëve të pozitës nuk mund të rrëzohet Qeveria.

“Pa disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka mundësi të rrëzohet qeveria, mirëpo veëtm duhet punuar me ‘ata’ deputetë”, u shpreh Haxhi Shala.

Shala, po ashtu, tha se refuzimi i Kurtit për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk i bën nder vendit.

“T’i thuhet një kryeminstri shqiptar se nuk do të presë në këto kohë të vështira me të cilat po kalon Kosova, është e rëndë”, u shpreh Shala.

Ndryshe, kujtojmë që para disa ditësh AAK nisi mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mirëpo ende nuk ka gjetur përkrahje nga partitë opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat