Rama: Kurti erdhi dhe bëri fushatë kundër meje në Shqipëri, unë e prita në drekë dhe s’i thashë pse do takim

Aktuale

Rama: Kurti erdhi dhe bëri fushatë kundër meje në Shqipëri, unë e prita në drekë dhe s’i thashë pse do takim

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 21:36
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë në Klan Kosova, ka folur për qëndrimin e Qeverisë shqiptare për veprimet e Qeverisë Kurti në veri të vendit.

I pyetur pse Shqipëria s’e ka përkrahur luftimin e bandave në veri, Edi Rama ka thënë se Shqipëria është shtet dhe s’është një parti politike në Kosovë.

Rama ka thënë se s’kam parti politike të regjistuar në Kosovë, dhe ka kujtuar fushatën që kryeministri Albin Kurti ka bërë në Shqipëri në zgjedhjet e para disa viteve atje.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka deklaruar se edhe përkundër fushatës kundër, e ka ftuar Kurtin për drekë dhe s’i ka thënë se pse kërkon takim ndërkohë që bën fusahtë kundër.

“Shqipëria nuk është një parti politike këtu në Kosovë. Unë personalisht nuk kam parti politike të regjistruar këtu në Kosovë. Madje, madje, kur Albini ka ardhur në Shqipëri për të nisur fushatën elektorale me një parti të regjistruar në Shqipëri e cila garonte kundër partisë sime, unë Albinin e prita për drekë. Dhe nuk kemi pas asnjë problem, dhe s’ia kam ngritur si çështje se ‘si vjen ti këtu e bën fushatë kundër meje dhe do takim’. Absolutisht jo”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat