Rama: Nuk e kam asnjë problem personal me Kurtin

Aktuale

Rama: Nuk e kam asnjë problem personal me Kurtin

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 22:36
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se ka raporte të mira personale me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por ka probleme me qëndrimet e tij si kryeministër.

“Me kryeministrin e Kosovës unë tani kam një divergjencë shumë të madhe, për arsye të këtij izolimi, ose thënë më saktë vetizolimi, një izolim i çuditshëm që po ua imponon forcërisht qëndrimi i Kosovës, aleatëve dhe miqve tanë”, tha Rama.

Ndryshe, sot kryeministri Rama ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, por jo edhe me kryeministrin Kurti.

Kurti ka refuzuar të takohet me Ramën për shkak të anulimit të dy mbledhjeve të dy qeverive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat