Rama për Procesin e Berlinit: Në takimin informal e ftoj edhe Albinin

Aktuale

Rama për Procesin e Berlinit: Në takimin informal e ftoj edhe Albinin

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 23:08
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kosova është nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian si pasojë e situatës së tensionuar në pjesën veriore të vendit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në Rubikon të Klan Kosovës tha se Tirana do të jetë nikoqire e Procesit të Berlinit në tetor.

Ai tha se Kosovën, edhe përkundër masave, do ta ftojë si pjesë e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në një takim informal para samitit në tetor.

“Unë nuk e imagjinoj dot që Kosova të mos jetë palë, të mos jetë një nga 6 vendet në tetor, s’e imagjinoj dot, kurrë. Dhe jo vetëm kaq. Por megjithëse është bërë kjo puna e masave, dhe çdo ditë del një entitet që thotë se po e ndërpresim… mbas kësaj vizite dy-ditore, kam parashikuar të bëj një takim informal në Tiranë në fillim të javës midis 17 dhe 18 korrikut, me Brukselin për të folur për këtë, dhe ua kam bërë të qartë: nëse takimi informal do të mbahet në Tiranë, unë s’e bëj me 5, por me gjashtë, kështu që Albini është i ftuar në Tiranë, i bëj ftesë zyrtare dhe jo me WhatsApp, por edhe me WhatsApp, të vijë në Tiranë të marri pjesë në proces. Natyrisht që më vjen keq që nuk u takuam se do të jetë i painformuar se për çfarë po flasim, por do të mundohem ta informoj atje paraprakisht”, deklaroi Rama.

Ai tha se dëshiron që Procesi i Berlinit në Tiranë në tetor të jetë një samit “që do të lërë gjurmë për të ardhmen duke sjellë më shumë mbështetje financiare ekonomike për të gjithë Ballkanin, përfshirë dhe Kosovën”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat