“Marrëdhëniet Prishtinë-Tiranë në tension prej vitesh”/ Ish-ministri shqiptar shpërthen në akuza ndaj Ramës

Aktuale

“Marrëdhëniet Prishtinë-Tiranë në tension prej vitesh”/ Ish-ministri shqiptar shpërthen në akuza ndaj Ramës

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 23:23
Edi Rama dhe Albin Kurti

Në emisionin ‘Open’ ish-ministri Aldo Bumçi u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës prej disa vitesh janë në krizë.

Për këtë situatë Bumçi ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ka preferuar që të ketë marrëdhënie miqësore me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke tensionuar marrëdhëniet me Kosovën.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Fatos Lubonja: Sot për të qetësuar Vuçiçin po sakrifikojnë Kosovën. Në këtë moment janë kundër interesave të Kosovës.

Robert Rakipllari: Asociacioni nuk është krijuar tani, është pjesë e pakos së Ahtisarit, nuk është një moment i tanishëm.

Fatos Lubonja: Po kërkojnë të qetësojnë Vuçiçin dhe asgjë tjetër.

Robert Rakipllari: Kurti nuk pranon Asociacionin. Albin Kurti nëse nuk do ta pranojë Asociacionin duhet të shkojë në zgjedhje. Kurti ka qëndrime të ngurta që kur ka themeluar partinë e tij që kur ka ardhur në pushtet e deri tani nuk ka avancuar fare.

Ish-ministri Aldo Bumçi: Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Kosovës kanë disa vite që janë në krizë dhe kjo ka ardhur kryesisht nga Rama. Rama si kryeministër ka devijuar nga politika e jashtme. Vuçiçi ka projektin e botës serbe nxit trazirat në veri, investohet për të penguar njohjen e Kosovës. Por kryeministri i Shqipërisë thotë me këtë person unë ndërtoj paqe dhe marrëveshje. Vuçiçi do ta zhbëjë shtetin e Kosovës, por Rama thotë unë me Vuçiç bashkëpunojmë për paqe. Si mund të bëhet kjo? Nuk mundet Tirana të thotë që me këtë person po ndërton një projekt paqeje ndërsa ky shkakton tension në Kosovës. Pra vetëm ka izoluar Kosovën. Shqipëria gjatë këtyre viteve me zotin Rama i ka dhënë Vuçiçit një hapësirë që nuk i ka dhënë as Berisha, as Meta e lider të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat