Arian Çani zbulon skenarët e ndërkombëtarëve: Ja pse e kanë të vështirë “t’i bëjnë puç” Albin Kurtit

Aktuale

Arian Çani zbulon skenarët e ndërkombëtarëve: Ja pse e kanë të vështirë “t’i bëjnë puç” Albin Kurtit

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 07:25
Arian Çani

Gazetari Arian Çani i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, tha se ka një ndryshim të madh mes Albin Kurtit dhe Edi Rama.

Sipas tij Rama është i detyruar të zbatojë vendimet e Amerikës, dhe ndërkombëtarëve, pasi në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, ndryshe nga situata në Kosovë.

Sipas Çanit, Kurti nuk është se po tregohet kokëfortë duke mos ju bindur ndërkombëtarë, por ndryshe nga ne ai jeton në një vend ku bëhen zgjedhje dhe ndërkombëtarët e kanë më të vështirë “ti bëjnë puç” kryeministrit të Kosovës.

“Kur era është këtej edhe Edi Rama andej është. Qejf mund të mos ketë të shkojë në drejtim të erës, por shkon se e di që këtej fryn era këtej jam në rregull. Kjo sepse kuptohet se në Shqipëri nuk ka zgjedhje, ndryshe nga Kosova.

Albin Kurti që ne na duket kokëfortë, nuk është se është kokëfortë, por Albin Kurti jeton në një vend ku bëhen zgjedhjet. Nëse në Shqipëri është kollaj për amerikanët t’i bëjnë një puç “underground” kryeministrit në Kosovë e kanë të vështirë, sepse në Kosovë ende nuk është futur virusi i cenimit të zgjedhjeve. Albin Kurti sot ka vota reale në Kosovë, në Shqipëri të gjithë ne e dimë se si inxhinerohen zgjedhjet”,-tha gazetari Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat