Kurti nuk ndryshon mendje - Rama përmbyll vizitën në Kosovë, pamjet kur niset drejt këtij shteti

Aktuale

Kurti nuk ndryshon mendje - Rama përmbyll vizitën në Kosovë, pamjet kur niset drejt këtij shteti

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:10
Edi Rama niset drejt Bosnje-Hercegovinës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka ndryshuar qëndrim për sa i përket vendimit për të mos u takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i cili udhëtoi dje në Prishtinë në kuadër të turit Ballkanik.

Ndonëse dje u shpreh se shpreson që ta takojë Kurtin duke i kujtuar këtij të fundit edhe një shprehje të kanunit se “dera nuk i mbyllet as hasmit”, Rama, ka përmbyllur paraditen e sotme vizitën e tij në Kosovë për të vijuar me ditën e dytë të turit ballkanit në Bosnje-Hercegovinë pa takuar kryeministrin kosovar.

Kryeministri Rama përcillet nga zyrtarë të lartë të Kosovës, por vihet re mungesa e homologut të tij, Albin Kurtit.

Në Prishtinë kreu i qeverisë Shqiptare nisi takimin e parë me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat