Deputetja e VV: Të shohim a do t’ia përmend Rama, Vuçiçit gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët

Aktuale

Deputetja e VV: Të shohim a do t’ia përmend Rama, Vuçiçit gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 11:07
Arjeta Fejza

Arjeta Fejza, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë.

Deputetja e VV ka theksuar se turi ballkanik i Ramës përfundon në Serbi.

Tutje, Fejza ka shkruar se duhet parë nëse Rama do t’ia përmend presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve.

“Në turin ballkanik të Ramës që përfundon në Serbi është me rëndësi të shohim se a do t’ja përmend Vuçiqit gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët?!”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat