Hoti kritikon Qeverinë: Edhe viti 2023 do jetë i humbur në investime kapitale

Aktuale

Hoti kritikon Qeverinë: Edhe viti 2023 do jetë i humbur në investime kapitale

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 11:25
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mungesë të investimeve kapitale.

Ai tha se Qeveria po grumbullon mjete ne llogari bankare, kurse po i bllokon investimet kapitale në komuna.

“Në gjashtë muajtë e parë të këtij viti, sikurse në vitin paraprak: 1. Po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale, 2. Po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë, 3. Po vazhdon bllokada e investimeve kapitale në komuna nga Qeveria duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave”, ka thënë Hoti.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, nëse vazhdon ky trend “edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat