Lushaku-Sadriu: Çfarë ç’kapje kjo duke e zgjedhur rektor anëtarin e VV-së

Aktuale

Lushaku-Sadriu: Çfarë ç’kapje kjo duke e zgjedhur rektor anëtarin e VV-së

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:07
Jehona Lushaku – Sadriu

Artan Dërmaku është zgjedhur sot rektor i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”. Në krye të këtij universiteti Dërmaku do të qëndrojë katër vite.

Pas emërimit të tij në krye të Universitetit të Gjilanit ka reaguar anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu.

Ajo tha se Dërmaku është anëtar i partisë në pushtet, pra Lëvizjes Vetëvendosje.

“Anëtari i VV-së, rektor i Univeristetit të Gjilanit! Thonin që do t‘a bëjnë ‘çkapjen’… ‘Çkapje’ duke zgjedhur anëtarin e VV-së rektor të Universitetit të Gjilanit?! Rektor partiak?!  ‘Ndryshimi’ i kërkuar po merr formë: Kapje e të gjitha institucioneve publike nga partia në pushtet”, ka shkruar Sadriu në një postim në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat