“E vërteta është e padiskutueshme”, deputetja britanike reagon pas sulmeve që i erdhën nga Serbia rreth kontrabandës me armë

Aktuale

“E vërteta është e padiskutueshme”, deputetja britanike reagon pas sulmeve që i erdhën nga Serbia rreth kontrabandës me armë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:18
Alicia Kearns

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila një ditë më parë u kërcënua me hetime nga presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq, pas deklaratave të saj se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë, ka bërë një reagim në rrjetin social Twitter.

Ajo ka publikuar një thënie të Winston Churchill ku ai flet për të vërtetën.

“E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është”, ka shkruar ajo.

Dje edhe sot ka pasur reagime të shumta rreth deklaratave të Vuçiqit për Kearns.

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns  edhe gjatë ditës së djeshme ka theksuar se sulmet e fundit me armë zjarri ndaj KFOR-it dhe rezervat e armëve që janë gjetur nga Policia e Kosovës demonstrojnë praninë e gjerë të armëve ilegale dhe kontrabandë në veri të Kosovës.

“Sulmet e fundit me armë zjarri ndaj KFOR-it dhe rezervave të armëve të gjetura nga policia kosovare, të gjitha demonstrojnë praninë e gjerë të armëve ilegale dhe kontrabandë në veri të Kosovës. Kjo kërkon veprim urgjent për të siguruar që çdo përshkallëzim i mëtejshëm të mos rezultojë në dhunë fatale. Jam i kënaqur që çështja e lëvizjeve të armëve po merr fokusin që kërkon” – ka thënë Kearns.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat