Pacolli kërkon që Rama në Beograd ta dënojë rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia

Aktuale

Pacolli kërkon që Rama në Beograd ta dënojë rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:37
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka një kërkesë interesante për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili sot do ta vizitojë Serbinë.

Deputetja e partisë në pushtet ka pyetur nëse kryeministri Rama nga Beogradi do ta dënojë rrëmbimit e tre policëve në Kosovë nga Serbia.

“Rama takimin e fundit e ka në Serbi.

Gjatë kësaj vizite a do ta dënojë ai agresionin e Serbisë me rastin e rrëmbimit të tre policëve në Kosovë nga njësitë speciale policore dhe ushtarake?”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat