I përmendi kanunin pas refuzimit në takim, gazetari shpërthen ndaj Ramës: Po ia punon pas shpine Kurtit

Aktuale

I përmendi kanunin pas refuzimit në takim, gazetari shpërthen ndaj Ramës: Po ia punon pas shpine Kurtit

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:43
Albin Kurti dhe Edi Rama

Turi Ballkanik nga kryeministri Rama ka sjell mjaft polemika mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke ndikuar deri në marrëdhënien dypalëshe në rajon.

Albin Kurti nuk e ka pritur në takim Ramën, pasi ky i fundit anuloi takimin mes dy qeverive.

Gazetari Blerim Gashi ka komentuar turin e kreut të qeverisë Edi Rama në Ballkan.

Ai theksoi se Rama po ia punon pas shpine homologut të tij Kosovar, Albin Kurti.

Më tej ai i përmendi dhe kanunin Ramës, duke i thënë se vëllai nuk duhet të ja punojë pas shpine vëllait.-

“Këto përçmime e këto tendenca për të menaxhuar me disponimin dhe opinionin politik në Kosovë nëpërmjet Tiranës, duhet të përfundojnë. Këtë Rama duhet ta kuptoj. Këto duhet të përfundojnë o në mënyrë të butë ose duke u bazuar të kanuni i  Lekë Dukagjinit. Po punove pas shpine hasmi vritet në shtëpi. Vëllai nuk bën ta punojë pas shpine. Rama po ia punon pas shpine Kurtit”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat