Gashi fajëson Ramën për prishjen e marrëdhënieve me Kurtin

Aktuale

Gashi fajëson Ramën për prishjen e marrëdhënieve me Kurtin

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:49
Albin Kurti dhe Edi Rama

Gazetari Blerim Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Rama duhet të kuptojë se ai është kryeministër i Shqipërisë dhe jo i Kosovës.

Ai e cilësoi Ramën si fajtor për krisjen e marrëdhënieve me Kurtin dhe tha se Rama nuk duhet të flasë më për kanun pasi Republika e Kosovës është një republikë e cila bazohet në kushtetutë dhe në ligje moderne.

“Indikacionet janë se zoti Rama është fajtori kryesor pasi ai në vend që të luajë kombëtarizimin, luan ndërkombëtarizmin dhe euroatlantikun. Duke luajtur euroatlantikun më pas shpërputhet me kanunet e mesjetës.

Republika e Kosovës është një republikë e cila bazohet në kushtetutë dhe në ligje moderne, këtu është edhe problemi. Rama duhet ta kuptojë se ai është kryeministër i Shqipërisë dhe jo i Kosovës. Vendet tona janë vëllazërore, jemi një komb, por jemi politikisht me ligj të ndara. Janë dy shtëpi vëllezërish të ndara me kohë. Ky realitet duhet respektuar”,-tha Blerim Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat