​Begaj nga Azerbajxhani: Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet e dakordësuara

Aktuale

​Begaj nga Azerbajxhani: Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet e dakordësuara

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 13:16
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga Azerbajxhani, ku po zhvillon vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev, bëri thirrje sot që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet për të cilat janë pajtuar.

Në konferencën e përbashkët me presidentin e Azerbajxhanit, u shpreh se prosperiteti dhe jo konflikti duhet të jenë busulla e orientimit të mbarëvarjtjes bilaterale dhe rajonale.

“Shpreha bindjen se stabiliteti rajonal në Ballkanin Perëndimor është element i domosdoshëm. Kosova dhe Serbia janë palë negociuese për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëri-tjetrit. Respektimi i marrëdhënieve të dakordësuara nga palët si mes tyre dhe në forumet ndërkombëtare duhet të jetë pikë orientimi drejt paqes së qëndrueshme. Prosperiteti dhe jo konflikti duhet të jenë busulla e orientimit të mbarëvarjtjes bilaterale dhe rajonale. Sa më shpejt të ndodhë diçka e tillë aq më dobiprurëse do të jetë për popujt tanë.”, tha Begaj.

Tutje, Begaj foli edhe për turizmin, me ç’rast u shpreh se Shqipëria dhe Azerbajxhani e shohin këtë sektor si përparësi.

Ai po ashtu tha se heqja e vizave është një mënyrë për të afruar popujt.

“Së afërmi do të zhvillohet në Shqipëri java kulturore e Azerbajxhanit. Qytetet e Shqipërisë këto muaj mbushen plot turistë nga e gjithë bota. Ndaj, jam i bindur se java kulturore e Azerbajxahnit do të jetë një festë e vërtetë…Meqë, përmenda turizmin, të dy vendet tona e shohin turizmin përparësi, si një sektor tejet i rëndësishëm për ekonominë. Për këtë arsye, thellimi i bashkëpunimit si dhe prania e invetsimeve azere dhe në drejtimin e turizmit janë të mirëpritura. Heqja e vizave është gjithashtu një mënyrë për të afruar popujt tanë.”, tha ai.

Ndër të tjera, presidenti shqiptar tha se mendon që ka shumë arsye për të qenë krenarë për shënimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Azerbajxhan. Ai tha se marrëdhëniet ndërmjet vendeve janë më të mira se kurrë ndonjëherë.

Ndërkaq, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev u shpreh ndër të tjera se vizita e presidentit shqiptar, Bajram Begajt do të forcojë marrëdhëniet dypalëshe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat