Haradinaj kujton Betejën e Morinës: Shënoi kapitull të ri në luftën tonë çlirimtare në Dukagjin

Aktuale

Haradinaj kujton Betejën e Morinës: Shënoi kapitull të ri në luftën tonë çlirimtare në Dukagjin

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 14:04
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Morinës në 25-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se kjo betejë shënoi një kapitull të ri në luftën çlirimtare në Dukagjin.

“25 vjet më parë, Beteja e Morinës shënoi një kapitull të ri për luftën çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit. Atë ditë ranë në altarin e lirisë djemtë më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rënia e tyre ishte goditje e madhe për rrjedhën e luftës, por ata u bënë frymëzim për mijëra ushtarë të tjerë për t’ju bashkuar radhëve të UÇK-së”, është thënë Haradinaj.

“Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm!”, shkruan Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat