Muja me akuza ndaj PDK-së: Ia plotësoi kërkesën Vuçiqit

Aktuale

Muja me akuza ndaj PDK-së: Ia plotësoi kërkesën Vuçiqit

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 14:43
Armend Muja

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë një intervistë ku ka folur rreth situatës aktuale në veri të Kosovës, duke bërë një akuzë të rëndë në drejtim të opozitës.

Muja, që dikur ishte i ashpër kundër VV-së, theksoi se partitë opozitare po i thonë pushtetit të pranojë kërkesat e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

“Opozita neve po na thotë që t’i pranojmë kërkesat e Vuçiqit. Le të dalin se Kosova është demokraci, nuk është marre, dil edhe thuj, që do të thotë, që ne mendojmë që kërkesat e Vuçiqit janë të drejta” – ka thënë Muja.

Tutje, Muja e akuzoi PDK-në se ia plotësoi një kërkesë Vuçiqit.

“Çfarë po na kërkojnë? Vuçiqi kërkoi që kryetarët e komunave t’i lirojnë. Çfarë bëri PDK-ja? Ja plotësoi kërkesën e parë. Vuçiqi po kërkon që Policia të tërhiqet nga veriu. Tash aty s’ka kompetenca opozita, se unë besoj që po të kishte do ta tërhiqte edhe policinë.” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat