Berisha i LDK: Është koha që qeveria ta dorëzojë mandatin e saj

Aktuale

Berisha i LDK: Është koha që qeveria ta dorëzojë mandatin e saj

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:36
Anton Berisha

Anton Berisha i LDK, ka deklaruar se është koha që Qeveria Kurti t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja, duke dorëzuar mandatin e saj.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se tanimë ndërkombëtarët kanë humbur besimin në Qeverinë Kurti dhe një e re në vend të saj do ta kthente Kosovën në binarët e saj.

Postimi i plotë:

“Të ndodhur në situatën kur komuniteti ndërkombëtar ka humbur besimin në qeverisjen Kurti – Osmani, për të shpëtuar Kosovën nga dëmtimi shkatërrues është koha që kjo qeveri të dorëzojë mandatin e saj për të hapur një proces të zgjedhjeve të reja përmes një qeverie teknike që do të kthente në binarët e vet raportet e natyrshme të Kosovës me Perëndimin, të ruante paqen në rajon, të siguronte funksionimin normal të institucioneve dhe të përgatiste zgjedhje të reja dhe demokratike në nivel kombëtar”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat