Motoristët nga Serbia me mbishkrime provokuese nisen drejt Kosovës

Aktuale

Motoristët nga Serbia me mbishkrime provokuese nisen drejt Kosovës

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Motoristë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës.

Burime të KP, bëjnë të ditur se ata po vijnë në emër të një ‘aksioni humanitar’ ku do të sjellin mjete financiare për disa familje në nevojë, si dhe për rinovimin e kishës së Zveçanit.

Sipas këtyre burimeve, në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet ‘Kosova është djep i Serbisë’.

Mësohet se ata do të arrijnë në kufirin e Jarinjes rreth mbrëmjes.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës tashmë veç ndodhen afër Jarinjes, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat