Bllokohen kamionët në Morinë, krijohen radhë të gjata në pikën doganore

Aktuale

Bllokohen kamionët në Morinë, krijohen radhë të gjata në pikën doganore

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Që prej së mërkurës me qindra kamionë që transportojnë mallra janë bllokuar në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Pritjet e gjata kanë shkaktuar radhë kilometrike, ndërsa drejtuesit e kamionëve thonë se nuk janë njoftuar për një situatë të tillë.

Ata kanë 3 ditë që qëndrojnë në pritje dhe se nuk kanë marrë informacion.

Ndërsa burime pranë pikës kufitare Morinë theksojnë se ky ngërç lidhet me përfundimin e kontratës së terminalit doganor në Prizren dhe se procedurat sipas tyre duhet të kryhen në terminalin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat